Hotel Pashtriku

ruga nena Terez, 50000 Gjakove, Kosovo

Historiku i qytetit Gjakovës Gjakova shtrihet ne bregun e majtë te lumit Ereniku,ne te dy anet e lumit Krena e ne pjesen lindore te Cabratit ne lartesi bregdetare prej 365 metrash. Ky qytet ka nje arqitektur te lloj-llojshme dhe te pasur,si dhe nje numer te madhe te permendoreve kulturo-historike .Qarshija e madhe paraqet fenomen unikat historik dhe urbanistik jo vetem ne Kosove por edhe me gjere.Kjo qarshi eshte ndertuar ne fund te shekullit XVI dhe eshte e lidhur me zhvillimin e hovshem te zejtarise dhe tregtise. Lokalet e para zejtare kane filluar te ndertohen afer Xhamis se Hadumit e cila eshte ndertuar ne vitin 1594. Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit. Hotel Pashtriku Hotel Pashtriku gjindet ne qender te Gjakoves .Afer hotelit gjenden te gjitha objektet e rendesishme si Pallati i Kultures Posta,Bankat si dhe shume ndermarrje tjera afariste. Hotel Pashtriku eshte i ranguar ne Kategorine B te larte.Ështe me nje atraktivitet te rralle duke e marre parasysh zgjidhjen fenomenale arkitektonike dhe konfiguracionin e terrenit ku eshte ndertuar.Zgjidhja e tij funksionale eshte mjafte e spikatur dhe ka 15.000 m2,lokalite te shfrytezuar. Kapaciteti i ketij objekti te bukur dhe gjigant eshte 144 dhoma gjithsejt ,dy banket salla ,salle seminari,salle baleti,restaurantin,snack barin,terasat verore ne te dy anet me pamje nga parku i qytetit dhe Cabrati,diskon,sallen e bilardos,pishina e tipit te mbyllur ,sauna,solarium,harwoki,fitnesin,xhakuzin,bowlingun,shitoren e suvenireve e lokale tjera qe e karakterizojne tipim e objektit te tille hotelier. Po ashtu per mysafiret qe vijne me automobile ne Hotelin Pashtriku eshte siguruar garazha me kapacitet per 50 automobila ,si dhe me parking nga para dhe prapa hotelit . Salle Konference:Për një prezentim sa më të denjë të kompanisë apo punës tuaj, për mbledhje,seminare,trajnime salla e konferencës i përmbushë të gjitha nevojat tuaja : videoprojektor, zërimi,minibar,klimatizim -salla është një fillim i shkëlqyeshëm për veprimtarinë tuaj. Dhomat Rezidencë,Apartman,Suite,Standarde -te pajisur me: krevat dopio një, dy apo edhe me shume persona,mvaret prej tipi te dhomes banjo me set komplet vaska me masazh, klimatizim, nxemje qendrore, tv - kabllor, minibar, dhe terasë me nje pamje te bukur nga te dy anet e qytetit Restoranti:Modern, ekskluziv, shërbim profesional, ushqim te shijshem dhe te fresket.minibar. Për një mbledhjeve apo për drekë zyrtare me partnerët dhe miq tuaj - ky restoran bën që ju dhe mysafirët e juaj të përkujdesur nga personeli yne me pervoj ta ndjeni vehten ashtu si ne parajse. Salle dasmash :Gjate ahengut ju do të mund të gjeni të gjitha specialitetet evropiane dhe specialitetet tradicionale vendore nga kuzhina e hotelit. Stafi profesional dhe me traditë shumë vjeçare do të kujdeset që ju të ndaheni të kënaqur me shijen dhe përgatitjen, mund të shërbeheni me të gjitha llojet e verërave të famshme të huaja dhe vendore, me pije të ngrohta, kafe dhe pije freskuese. gjithashtu nusja dhe dhendri te ndjehen si mbreteri ne diten e tyre te veqant ne nje ambjent perrallor. Qendra sportive-rekreative: Perdhesa eshte një qendër e re sportive dhe bashkëkohore ku jemi munduar që të bëjmë një përzgjedhje të mirë te rekreacioneve ku mund te argetohen mysafiret tone . Ju ofrojm sipërfaqe prej 1000 m2 me mundesi të shfrytezimit .Ka ne dispozicion : Pishinen gjysem olimpike,fitnesin,sauna,jakuzzi,solarium,aerobik,kick-box,bowling,biljardo,air-hocky dhe bari .Përveq kësaj ju ofrojm hapsirë të pa kufizuar të parkimit të automjeteve, qasja tek parkingu nga dy anët e rrugës kryesore para dhe prapa objektit.

Hotel Pashtriku

Opening hours
Open24h
Monday24 h
Tuesday24 h
Wednesday24 h
Thursday24 h
Friday24 h
Saturday24 h
Sunday24 h
Show moreShow less

Open 24h

Opening hours

Monday24 h
Tuesday24 h
Wednesday24 h
Thursday24 h
Friday24 h
Saturday24 h
Sunday24 h
Is this your venue?
Further Details

Celebration, Leave uncleaned

Further Details

Included

    Facilities

      Suitable for

      • Celebration
      • Conference
      • Wedding

      Rules

      • doneLeave uncleaned
      • closePets
      • closeSelf-catering
      • closeSmoking